Fundoset anija në Mesdhe, humbin jetën 43 persona

exit.al 20 Janar 2021, 21:56

Fundosja e një anijeje që transportonte në mënyrë të paligjshme emigrantë nga Afrika drejt Europës, ka shkaktuar 43 viktima, njofton Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

Anija ishte nisur nga brigjet e Libisë thuhet se u përmbys për shkak të kushteve të këqija të detit kur motori i saj u ndal, vetëm disa orë pas nisjes.

Vetëm 10 persona arritën t’i mbijetonin tragjedisë. Ata ishin kryesisht nga Bregu i Fildishtë, Nigeria, Gana dhe Gambia dhe raportuan se ata që u zhdukën ishin të gjithë burra nga vendet e Afrikës Perëndimore.

Gjatë vitit 2020, qindra njerëz humbën jetën në përpjekje për të kapërcyer Mesdheun në mënyrë të jashtligjshme duke synuar kalimin në Europë.

Shpërndaje te miqtë