Maqedonia e Veriut regjistron 13 viktima dhe 72 raste të reja me COVID-19

exit.al 20 Janar 2021, 20:25

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të mërkurën 13 viktima si pasojë e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 793 testime dhe prej tyre 72 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë është 2 739.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi të mërkurën se në 24 orët e fundit janë shëruar 1 023 duke e çuar në total e të shëruarve në 74 800.

Rastet aktive janë  11 924.

 

Shpërndaje te miqtë