Franca raporton rekord të ri të të infektuarve të rinj që nga fundi i karantinës

exit.al 13 Gusht 2020, 21:00

Ministria e Shëndetësisë franceze raportoi 2,669 raste të reja të të infektuarve me koronavirus ditën e enjte.

Ky është rekord i ri i infeksioneve të reja që nga periudha e fundit të karantinës.

Numri total i të infektuarve në Francë arriti 209,365.

Mesatarja javore e infeksioneve të reja ditore shkoi 1,962 duke shënuar dyfishim krahasuar me dy javët pararendëse.

Këto nivele të infeksioneve të reja në Francë nuk janë regjistruar që nga fundi i muajit prill.

Shpërndaje te miqtë