Dita e parë e 'mbylljes' së dytë në Zelandën e Re, 14 raste të reja me Covid-19

exit.al 13 Gusht 2020, 19:00

Zelanda e Re ka raportuar 14 raste të reja me koronavirus , një ditë pasi qyteti më i madh, Auckland u kthye në karantinë.

Shkak për këtë mbyllje të dytë u bë identifikimi i katër rasteve të reja të të infketuarve me koronavirus, pas tre muajsh pa asnjë transmetim lokal të regjistruar.

Karantina do të zgjasë për tre ditë dhe ka nisur ditën e mërkurë.

Zelanda e Re është vlerësuar ndërkombëtarisht për përgjigjen e saj në kohë ndaj pandemisë dhe përballimin pa kosto të larta.

Shpërndaje te miqtë