Franca miraton vaksinën e Johnson&Johnson

exit.al 13 Mars 2021, 10:40

Rregullatori shëndetësor i Francës miratoi të premten vaksinën e Covid19, të kompanisë Johnson & Johnson me një dozë të vetme. Franca e miratoi një ditë pasi ishte miratuar nga autoritetet e Bashkimit Evropian, raporton Reuters.

"Vaksina COVID-19 Janssen mund të përdoret tek njerëzit mbi moshën 18 vjeç ... brenda kornizës së strategjisë franceze të vaksinimit, përfshirë këtu edhe personat e moshës 65 vjeç e lart, dhe personat të cilët mund të kenë sëmundje", njoftoi Autoriteti shëndetësore, Haute Autorite de Sante (HAS ) në një deklaratë për median.

HAS tha që vaksina ishte efikase dhe përbalohej mirë nga pacientët. Kjo do të jetë vaksina e katërt në tregun francez.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi vaksinën Johnson & Johnson të enjten, duke i hapur rrugën për të furnizimin me dozat e para që do të shpërndahen brenda një muaji.