Vrasja e Behar Sofisë/ Arrestohet autori dhe 3 bashkëpunëtorët e tij

exit.al 13 Mars 2021, 10:00

Policia ka arrestuar E. SH, 28 vjeç si autor të vrasjes së Behar Sofisë, më 25 shkurt, përballë qendrës tregtare ‘ETC’ në Tiranë.

Sipas njoftimit, Policia ka arrestuar edhe 3 bashkëpunëtorët e tij. Autori I krimit u arrestua në Malin e Zi, pasi kishte kaluar kufirin përmes Hanit të Hotit.

Ditët e vrasjes, personi u largua me biçikletë në drejtim të Parkut të Liqenit, ku ka ndërruar rrobat.