I infektuar me Covid19, humb jetën doktor Geron Husi

exit.al 13 Mars 2021, 09:45

Mjeku endrokrinolog Geron Husi humbi jetën si pasojë e virusit Covid19. Lajmin e trishtë e dha doktor Tritan Kalo.

Doktor Husi, 50 vjeç punonte në spitalin Universitar “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Covid19 i ka marrë jetën disa prej mjekëve më të mirë të vendit. Me trishtim kujtojmë doktor Drini Dobin, Bledi Ninin, Arjan Pushin e Geri Husin.