Kryemadhi premton kthimin e normalitetit në vend

exit.al 13 Mars 2021, 09:17

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së premtoi kthimin në normalitet të vendit dhe të qyteteve në periferi të vendit si Skrapari.

Gjatë prezantimit të kandidatit për deputet, të shtunën, në qarkun e Beratit, Kryemadhi u shpreh optimiste se LSI mund të marrë 3 mandate në qarkun e Beratit.

“Mungesa e arsimit, e shërbimit shëndetësor janë gjëra që e bëjnë të pamundur jetesën e të rinjve në Skrapar”, u shpreh Kryemadhi.

Ndaj, “ne luftojmë për ta ndryshuar sistemin”, shtoi ajo. Kjo , sipas Kryemadhit “do të thotë të krijosh mundësi punësimi, rrogë të mirë paguar, arsim cilësor, të krijosh shërbim shëndetësor cilësor që u shërben të gjithë njerëzve”.