Qeveria vendos që Garda të ruajë ambasadorin e BE-së

exit.al 24 Qershor 2021, 21:11

Qeveria ka vendosur që Garda e Republikës do të mbrojë dhe ruajë ambasadorin e delegacionit të BE në Shqipëri.

Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare. Prej vitit 2018 në Shqipëri, ambasador i BE është Luigi Soreca.

Sëbashku me ambasadorin, garda do të ruajë dhe mbrojë vendin ku jeton dhe punon ambasadori.

Megjithatë, një vendim të njejtë qeveria e ka marrë në vitin 2017 për ambasadoren e atëhershme të BE-së, Romana Vlahutin.

Sipas ligjit, personat që ruan dhe mbron Garda e Republikës janë:

  • Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe pjesëtarët e familjeve të tyre,
  • Zëvendëskryetari i Kuvendit,
  • Zëvendëskryeministri,
  • ministri i Brendshëm,
  • ministri i Jashtëm;
  • Kryetari i Gjykatës Kushtetuese,
  • Kryetari i Gjykatës së Lartë
  • personalitete të tjera që përcatohen me vendim të Këshillit të Ministrave ku hyjnë edhe ambasadorët.