11 të infektuar të rinj me koronavirus në Shkodër e Pukë

exit.al 12 Qershor 2020, 10:48

Qarku i Shkodër është rikthyer sërish në një vatër të rrezikshme infektimesh me koronavirus.

11 pacientë të prekur janë zbuluar në 24 orët e fundit: 6 në Pukë dhe 5 në Shkodër.

Ditët e fundit, numri i të infektuarve ditorë ka shënuar shifra rekord, mbi 40 të infektuar çdo ditë.

Kryeministri Rama ka paralajmërur se nëse shifrat vazhdojnë të rriten, mund të jetë e nevojshme rikthimi i karantinës dhe masave kufizuese të qarkullimit.

Shpërndaje te miqtë