FIFA dënon Meksikën

exit.al 19 Qershor 2021, 11:30

FIFA dënoi Meksikën të luaj dy ndeshje zyrtare pa spektatorë pasi tifozat e saj ofenduan në mënyrë të vazhdueshme komunitetin LGBT.  FIFA tha se ka filluar hetimet për incidentet në ndeshjen miqësore të Meksikës kundër Islandës në Texas.

Komiteti disiplinor i FIFA-s nuk specifikoi se cilat skuadra ose lojëra do të preken nga ndëshkimi.

Lojërat e ardhshme zyrtare që do të luhen në Meksikë janë kualifikimet e Kupës së Botës 2022, në 2 shtator dhe 7 tetor.

Qeveria gjobiti gjithashtu Federatën e Futbollit Meksikan (FMF) me 65,000 dollarë për sjelljen e tifozëve në dy ndeshje e turneut kualifikues olimpik për meshkuj.

Zyrtarët meksikanë u përpoqën t’i ndalonin këto sjelljen pas kritikave në rritje, por ata kanë dështuar, sipas Washington Post.