Kryeministri italian apel italianëve të vaksinohen

exit.al 19 Qershor 2021, 10:00

Kryeministri italian Mario Draghi do të vaksinohet me dy vaksina të ndryshme kundër koronavirusit, për ti treguar qytetarëve se vaksinimi i kombinuar është i sigurtë.

Draghi u vaksinua në fillim me Astra Zeneca dhe tani do të vaksinohet më një vaksinë tjetër. Ai i bëri thirrje italianëve të vaksinohen.

Qeveria ndaloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca javën e kaluar për personan nën moshën 60 vjeç, pas vdekjes së një adoleshenti nga mpiksja e gjakut pas marrjes së vaksinës Astra Zeneca.

Deri më 17 qershor, 25% e italainëve ishte plotësisht e vaksinuar dhe 26% të vaksinuar vetëm me dozën e parë.