Evakuohet një familje në Lezhë, përmbytet shtëpia

exit.al 11 Janar 2021, 20:25

Një shtëpi është shpallur e pabanueshme në Torovicë të Lezhës si pasojë e përmbytjeve.

Shtëpia është dëmtuar rëndë dhe ka pasur plasaritje.

Familja po evakuohet në një zonë tjetër më e sigurt nga përmbytjet.

Sakaq në orët e fundit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Për pak minuta është bllokuar qarkullimi.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka deklaruar se situata e përmbytjeve është drejt normalizimit.

Shpërndaje te miqtë