Çako u shpreh se trupat e emergjencave civile janë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët. Ndër të tjera ai shtoi:
“Sot në të gjitha prefekturat ku ka pasur problem janë dërguar rezerva ushqimore. Nuk ka asnjë individ që është në nevojë për t’u evakuuar. Trupat e emergjencave civile janë në gatishmëri”. Për një përmbledhje të situatës së përmbytjeve në vend, lexoni këtu. Shpërndaje te miqtëDrejtori Mbrojtjes Civile: Situata e përmbytjeve drejt normalizimit
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka deklaruar se situata e përmbytjeve është drejt normalizimit.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se uji në zonat më të përmbytura është duke u tërhequr ende.
Gjatë intervistës Çako tha:
“Uji në zonat më të përmbytura është duke u tërhequr ende, sepse kuptohet se efekti i lumenjve do kohën e vet, pasi tashmë kanë pushuar reshjet deri diku në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Shqipërisë së mesme. Ka reshje të nivelit ë ulët, por gjithsesi ajo që vlen të theksohet është fakti se pritshmëria për motin është pozitive”.
Të sugjeruara
Gazment Bardhi me themeluesit e PD Elbasan: Do t’i prijmë ndryshimit
11 Janar 2021, 19:40OBSH-ja: Jemi në dijeni për variantin e ri të koronavirusit në Japoni
11 Janar 2021, 23:35Demokratët dorëzojnë në Kongres rezolutën për shkarkimin e Tramp
11 Janar 2021, 18:39
A mund ta zhvillojë krimi turizmin?
26 Gusht 2026, 15:56
