1 viktimë dhe 98 të infektuar të rinj në Kosovë

exit.al 13 Tetor 2020, 15:23

Një viktimë me Covid-19 është rregjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në vend në 649.

98 të infektuar të rinj janë zbuluar në 24 orët e fundit. Për të disatën ditë radhazi, në Kosovë numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se 100, duke shënuar rënie krahasuar me javët e fundit.

Që prej fillimit të pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 16 345 të infektuar.

Prej tyre 1 291 janë ende të sëmurë aktivë, ndërsa 14 405  pacietë janë shëruar.

Shpërndaje te miqtë