4 të arrestuar për kultivim kanabisi në Fier

exit.al 14 Korrik 2020, 10:20

Katër persona u arrestuan në Fier për kultivim bimës narkotike, në dy operacione policie.

Në Mallakastër, pranë fshatit Rromës, u arrestuan tre persona pasi u gjetën të mbjella 150 rrënjë kanabis.

Ndërsa në fshatin Vloshë në Roskovec u arrestua një tjetër person, të cilit iu gjetën të mbjella në tokën e tij 120 rrënjë kanabis.

Hetimet për të dyja rastet po kryhen nga prokuroria e Fierit.

Shpërndaje te miqtë