Eugena Tomini emërohet zëvendesministre e Shëndetësisë

exit.al 21 Janar 2021, 14:18

Eugena Tomini u emërua të enjten zëvendesministre e Shëndetësisë.

Deri më sot Tomini ka qenë Drejtoresha e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

Ajo është pjesë dhe e Komitetit Teknik për menaxhimin e pandemisë.

Me Tominin, Ministria e Shëndetësisë bëhet me katër zëvendësministra. Tre të tjerët janë Mira Rakacolli, Albert Nikolla dhe Bardhylka Kospiri.

Shpërndaje te miqtë