Arrestohet 38-vjeçari, plagosi vëllain

exit.al 21 Janar 2021, 13:53

Policia e Vlorës ka arrestuar, të enjten, një 38 vjeçar, i cili ka plagosur vëllain e tij 47 vjeçar.

I plagosuri ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë përplasja mes vëllezërve ka ndodhur për motive të dobta.

Prokuroria e Vlorës po vijon hetimet.

Shpërndaje te miqtë