Kapen në Durrës 30 kile marijuanë

exit.al 23 Tetor 2015, 11:52

 

Policia e Durrësit ka arrestuar sot dy të rinj për trafik droge. Nga burimet policore bëhet e ditur se nga kontrolli në makinën e tyre u gjetën 30 kg marijuanë.

Të arrestuarit, Englend Broja, 23 vjec dhe Arjan Cypi 28 vjec, janë të dy banues në Gramës, Fushë-Krujë. Provat e mbledhura i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.