Meta mesazh për Kujtim Prodanin: U shua kantautori ynë i shquar

exit.al 6 Janar 2021, 17:48

Presidenti Ilir Meta shprehu, të mërkurën, ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kantautorit Kujtim Prodani.

“Një humbje e madhe për artin shqiptar”, ka shkruar presidenti në Facebook.

Meta është shprehur në postimin e tij se sot “u shua kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani”.

Ai ka shprehur ngushëllimet komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve.

“Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë”, tha Meta.

Kantautori Kujtim Prodani ka ndërruar jetë, të mërkurën, i infektuar me Covid-19.

Ai ishte infektuar me koronavirus prej disa ditësh dhe në 30 dhjetor u lajmërua shtrimi i tij në spital.

Nuk dihet ende nëse Prodani vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Kujtim Prodani, 57 vjeç, do të mbahet mend si kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë.

Këngët e tij më të njohura ishin ‘I am from Tirana’, ‘Shpirt i Trazuar’, ‘Mikesha’ etj.

Prodani do të mbahet mend për tekstet me kuptim të këngëve të tij.

Shpërndaje te miqtë