“Nuk janë politikanët, zyrtarët e lartë, por elita e korruptuar e gjyqësorit dhe drejtësisë që ka bërë pazar 30 vite me të drejtat e dynjasë. I ka dhënë licencë krimit që të bëjë ça të bëjë”, tha Rama gjatë prezantimit të Kryenegociatorit me BE-në, Zef Mazi.
Në fakt, Kuvendi miratoi në 2016 një ligj të posaçëm, i cili ndalonte kandidimin e personave të inkriminuar që të punësoheshin në administrate dhe të zgjidheshin në poste publike. Me fillimin e zbatimit të ligjit për dekriminalizimin, në të vërtëtë ishte Partia Socialiste, grupi i saj parlamentar dhe kryebashkiakët e saj ata që u prekën më shumë. Madje, PS në zgjedhjet e 30 qershorit 2019 kandidoi të paktën 5 kandidatë të verifikuar deri më tani që janë në shkelje të këtij ligji, pasi kanë fshehur dënimet e marra në të shkuarën. Shpërndaje te miqtëEdi Rama heq përgjegjësinë për korrupsionin nga politika
Edi Rama është përpjekur sot që përmes një retorike të përgjithshme të shmangë përgjegjësinë për korrupsionin dhe kriminalizimin, duke pretenduar se në Shqipëri sundon shteti i së drejtës dhe drejtësia mund të bëjë punën e saj pa u penguar nga ai dhe politika.
Rama ka propaganduar idenë se pas reformës në drejtësi, drejtësia është tashmë e pavarur dhe efikase dhe është ajo që do luftojë korrupsionin.
Të sugjeruara
IKMT përfundon shembjet e ndërtesave për lotin lindor të Unazës së Madhe
18 Qershor 2020, 13:56Rama: Marrëveshja nuk është reformë, por dakordësi për klimën politike
18 Qershor 2020, 13:45Bashkia Shkodër padit IKMT-në për shembjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë
18 Qershor 2020, 13:31
Progresi që nuk i duhet askujt
7 Nëntor 2026, 19:46
