Bashkia Shkodër padit IKMT-në për shembjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

exit.al 18 Qershor 2020, 13:31

Kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi ka kërkuar hetimin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë së Shkodrës për aksionin e shembjeve të ndërtimeve pa leje në Velipojë.

Në kallëzimin penal, dorëzuar në Prokurorinë Shkodër, bashkia akuzon IKMT-në dhe policinë për shpërdorim detyre.

Në datat 10 dhe 11 qershor, IKMT shembi 24 ndërtesa pa leje në bregdetin e Velipojës.

Bashkia Shkodër nuk kishte asnjë informacion për aksionin. Ademi kërkoi ndërprerjen e aksionit dhe i kërkoi IKMT-së të gjithë dokumentetet dhe vendimet për shembjen e ndërtesave, pasi dyshonte se shembja e tyre po bëhej në mënyrë të paligjshme, por kërkesat e saj u injoruan nga IKMT.

Prej një jave IKMT ka nisur shembjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë, Tale dhe Dhërmi.  

Shpërndaje te miqtë