Dyshohet për dy shpërthime në Lezhë, qytetarët: Erdhën nga ajri

exit.al 19 Janar 2021, 21:21

Dy shpërthime dyshohet se kanë ndodhur mbrëmjen e së martës në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe Ishull Lezhë, por ende nuk ka asgjë të raportuar nga autoritetet.

Banorët e zonës kanë njoftuar policinë e cila po heton se nga kanë ardhur.

Gazetarët lokal kanë raportuar se dy shpërthimet ishin të një pas njëshme dhe kanë ndodhur rreth orës 19:40 dhe 19:41.

Banorët e Lezhës kanë treguar për kamerat se menduan që shpërthimi ka ardhur nga ajri.

Në vitin 2014 në Durrës u raportua një rast i tillë, i cili më vonë u zbulua se nuk kishim të bënim me shpërthime por me një zhurmë të shkaktuar nga avionë të NATO-s që kanë udhëtuar me shpejtësinë e zërit.

Shpërndaje te miqtë