Dy viktima dhe 14 raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

exit.al 24 Qershor 2021, 15:38

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të mërkurën se në Kosovë në 24 orët e fundit ka pasur dy viktima nga COVID-19.

Ndërkohë, nga testimi i 1 764 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 14 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 6 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 105 280 raste.

Mbeten 171 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 656 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 256 pacientë kanë humbur jetën.

Në vend tashmë janë vaksinuar plotësisht 25 158 qytetarë, ndërkohë që 149 121  të tjerë kanë marr të paktën një dozë.