Raporti i OKB-së: Pandemia rrit përdorimin e drograve

exit.al 24 Qershor 2021, 14:31

Sipas një raporti të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin, pandemia ka rritur konsumin e drograve të ndryshme.

Tregjet e drograve  kanë rinisur vrullshëm operacionet pas ndërprerjes në fillim të pandemisë.

Shkak janë bërë edhe faktorët kryesor që shtyjnë njerëzit në përdorimin e drogës, si pabarazia, varfëria dhe problemet e shëndetit mendor, të cilët kanë lulëzuar në kushtet e pandemisë.

Vitin e kaluar toka për kultivizimin e paligjshëm të bimës së opimit në Afganistan, prodhuesit më të madh të drogës, u rrit më 37%.

Ndërkohë, vihet re një rritje në konsumin e kanabisit dhe përdorimin jo-mjekësor të barnave, por një rënie të përdorimit të kokainës.

Kjo e fundit, që në 2019 shënoi rekord kultivimi, konsumohet më shumë në ambiente shoqërore, që gjë është shkurajuar nga vendosja e herëpashershme e karantinës dhe kufizimeve të tjera për shoqërizim.

Raporti paralajmëron se Evropa kërcënohet me një shtritje të re të tregut të kokainës, pasi furnizuesit e saj "po diversifikojnë, ulin çmimet dhe rriten cilësinë".