Dy vëllezër dyshohen se vranë taksistin në Fushë-Prezë

exit.al 6 Gusht 2020, 09:17

Policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar të vrasjes së taksistit Abdulla Budllës në Fushë-Prezë, në 3 gusht.

Të arrestuarit janë dy vëllezër. Nuk dihen ende motivet e vrasjes. Budlla njihej në zonën ku banonte si njeri i qetë dhe pa konflikte me të tjerët.

Budlla u vra në 3 gusht me 7-8 plumba, por në skenën e ngjarjes nuk u gjet asnjë gëzhojë.

Ai u gjet i hedhur mbi një fuçi, jashtë taksisë së tij.

Shpërndaje te miqtë