Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 57-vjeçarit në Gjirokastër

exit.al 6 Gusht 2020, 08:54

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 57-vjeçarit Gëzim Saraçi, një ditë më parë, në Gjirokastër.

I arrestuari, pas 6 orë operacion nga policia, është Mihal Thimjo nga Derviçari.

Në 5 gusht, viktima Saraçi dhe Thimjo kanë debatuar për një sherr banal. Thimjo e ka goditur me sende të forta 57-vjeçarin, duke e vrarë atë. Ngjarja ka ndodhur në  rrugën rurale Polican-Suhë.

Thimjo akuzohet për veprën penale vrasje me dashje.

Shpërndaje te miqtë