"Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.
Operacioni policor i koduar “RICAVO”, zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për ekzekutimin e 9 urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Arezzo-s.
Ky operacion u koordinua dhe zhvillua njëkohësisht në vendin tonë dhe në Itali.
Në Shqipëri u kap një prej personave të kërkuar, ndërsa 8 të tjerët u kapën në Itali."
Shpërndaje te miqtë
