Spitali raporton se Trump është mirë, por mjekët dyshojnë se kjo është e vërtetë

exit.al 4 Tetor 2020, 20:55

Gjendja shëndetësore e presidentit Trump duket se është përmirësuar orët e fundit. Mjekët e qendrës ushtarake Walter Reed e kanë konfirmuar këtë për mediat amerikane. Mjekët raportuar se nivelet e oksigjenit të presidentit kishin rënë dy herë ditët e fundit, për periudha të shkrutra kohore dhe se ai po trajtohet me ilaçet e nevojshme. Megjithatë mjekë të ndryshëm janë shprehur se nisur nga ilaçet me të cilat mjekët kanë thënë se po kurojnë Trumpin, gjendja e tij duhet të jetë më shqetësuese nga sa po raportohet. Dr Krutika Kuppalli, një mjeke e sëmundjeve infektive në Universitetin Mjekësor të Karolinës së Jugut, shfaqi dyshimet e saj nëse mjekët po raportojnë për gjendjen reale të Trumpit. Në në postim në Twitter ajo komentoi ilaçet me të cilat po kurohet Trump, REGN-COV2, Remdesivir dhe Decadron:

"Kjo nuk ngjan si një person i cili u pranua në #WalterReedMedicalCenter si një ‘masë paraprake’. Këto janë ilaçe të rënda që i jepen një personi që ka të ngjarë të jetë mjaft i sëmurë."

Presidenti Trump u shtrua të premten në darkë, në spitalin ushtrak, një ditë pasi njoftoi se është infektuar me Covid-19. Shpërndaje te miqtë