Durrës, infektohen 4 punonjës që kontrollojnë bizneset për zbatimin e masave anti-korona

exit.al 2 Korrik 2020, 12:34

Tre punonjës të Inspektoratit Shëndetësor dhe një punonjës i Autoriteti të Kontrollit Ushqimor në Durrës janë infektuar me Covid-19.

Katër punëtorët çdo ditë vizitojnë qindra biznese për të kontrolluar nëse zbatojnë apo jo masat dhe protokollet e qeverisë kundër përhapjes së Covid-19.

Nuk dihet ende nëse ata janë infektuar gjatë punës. Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin e epidemiologjik të rasteve.

Në Durrës aktulisht ka 203 të infektuar aktivë.

Shpërndaje te miqtë