PD: Shqipëria po zbrazet, ndërsa Rama mashtron për mirëqenien

exit.al 7 Tetor 2020, 19:27

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se përpiqet të mashtrojë qytetarët për krizën ekonomike, ndërkohë që vendi po zbrazet pikërisht për shkak të saj. Në një deklaratë për shtyp, kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi theksoi se pavarësisht gjithë deklaratave të kryebashkiakit Veliaj me porosi të Ramës, kriza ekonomike në vend dallohet kudo:

“Sado të përpiqet të mashtroje, Rama nuk e fsheh dot të vërtetën e hidhur të mijëra studentëve që duhet të paguajnë tarifat e rritura ndërkohë që të ardhurat u kanë rënë në minimum, të prindërve që akoma nuk kanë blerë dot libra për fëmijet e tyre, që nuk blejne dot maska e dezinfektant.

Gënjeshtrat e përditshme të Ramës dhe veglave të tij nuk e fshehin dot të vërtetën e mijëra bizneseve që po mbyllen çdo ditë.”

Këlliçi theksoi se nëse Rama të punonte me të njejtin zell që gënjen, Shqipëria nuk do të ishte duke u zbrazur çdo ditë nga të rinjtë. Shpërndaje te miqtë