“Impianti ka filluar operimin në vitin 2017 dhe që nga dita e parë ka punuar normalisht me përpunimin e mbetjeve të Elbasanit. Të gjitha mbetjet përpunohen sipas shkallës së mbetjeve, ku pjesa më e madhe shkon për incenerim. Pronarët e vërtetë janë shqiptarët. Këtu aktualisht po sjellin mbetje disa bashki të Qarkut të Elbasanit, por jo të gjitha, pasi sasia që prodhohej do të ishte shumë më e lartë. Gjithë sasia e energjisë që prodhohet këtu injektohet në rrjet. Ne mund ta faktojmë shumë lehtë që injektohet energji në rrjet”
Ai shtoi se këtu nuk kemi incinerator por impiant të përpunimit të mbetjeve. Ndërkohë kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, tha se në impiant digjen të gjitha mbetjet, që më parë hidheshin në lumin Shkumbin, ku digjeshin në natyrë dhe ndotnin gjysmën e qytetit. Shpërndaje te miqtëDrejtuesi i impiantit të Elbasanit: Impianti në punë që prej 2017, është pronë e shqiptarëve
Drejtuesi i impiantit të trajtimit të mbetjeve në qytetin e Elbasanit, Enea Murataj, tha se impianti ka filluar operimin që në vitin 2017 dhe se pronarët e tij janë shqiptarët.
Të sugjeruara
Basha deklaron se PD ka një plan për anullimin e kontratave koncesionare
17 Tetor 2020, 12:29Basha përsërit planin e tij me pesë pika
17 Tetor 2020, 12:18Veliaj thirrje SPAK të hetojë Bashën dhe kunatin e tij për gjoba ndaj bizneseve
17 Tetor 2020, 11:40
Rikthimi i beftë amerikan te lufta kundër korrupsionit qeveritar
25 Nëntor 2026, 22:04
