Basha deklaron se PD ka një plan për anullimin e kontratave koncesionare

exit.al 17 Tetor 2020, 12:29

Kryetari i PD-së Lulzim Basha dekalroi se PD ka një plan për anullimn e kontratave korruptive duke theksuar se këto kontrata janë të pavlefshme. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha tha se javën e ardhshme do të prezantojë planin me të gjitha hallkat për anullimin e tyre.

“Çdo kontratë në kushtet e korrupsionit është e pavlefshme me efekt prapaveprues. Ne kemi plan të detajuar me të gjitha masat për shqyrtimin e çdo kontratë korruptive. Do e shpalosim javën tjetër planin  për të gjitha hapat deri në anullimin  e tyre.”

  Shpërndaje te miqtë