“Lideri aktual i saj, PD-së po përpiqet me arrogancë ta kthejë partinë në një parti klienteliste në funksion të interesave të tij personale. Me veprimet e tij mendojmë se Zoti Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tona në opozitën më të vështirë të PD-së”.
Ata kanë njoftuar se do të qendrojnë si anëtarë të PD-së. Në korrik, u dorëhoq edhe kryesia e PD-së së Korçës duke shprehur pakënaqësi ndaj drejtimit të partisë nga kryetari Basha.
