Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, ambasada e SHBA-ve: Lufta ndaj saj kërkon më shumë se fjalë

exit.al 9 Dhjetor 2020, 11:20

Ambasada e SHBA-ve lufta ndaj korrupsionit kërkon më shumë se fjalë. Në një postim në rrjetet sociale, në ditën ndërkombëtare të kundër korrupsionit, ambasada shkruan se SHBA-të janë dhuruesit më të mëdhenjë për finacimin e mekanzimave ndaj korrupsionit.

“9 dhjetori është Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit! Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë, dhe kjo është arsyeja përse Shtetet e Bashkuara janë dhuruesi më i madh i mekanizmave kryesorë në botë për kontrollin e korrupsionit, për t’u siguruar që vendet i përmbushin detyrimet e tyre.”

Shpërndaje te miqtë