Infektohet ministrja e brendshme italiane

exit.al 9 Dhjetor 2020, 10:05

Ministrja e Brendshme italiane Luciana Lamorgese rezultoi e infektuar me koronavirus. Ministrja e mori përgjigjen e testit gjatë një mbledhje rutinë të kabinetit qeveritar.

Kjo bëri që mbledhja e qeverisë të ndërpritej.

“Ministrja la menjëherë mbledhjes sapo mori lajmin dhe mbledhja menjëherë u pezullua. Ministrat mbajtën maska dhe distancë sociale dhe dhoma u dezinfektua më pas” shkruhet në një njoftim zyrtar.

Të gjithë ministrat do të testohen në ditët në vijim.

Shpërndaje te miqtë