Digjet një banesë në Lezhë, lëndohet një zjarrëfikës

exit.al 27 Maj 2021, 14:52

Një banesë në pronësi të shtetasit R.C., ka marr flakë të enjten rreth orës 13.20 në Shëngjin.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrëfiksja, e cila ka tentuar të shuajë zjarrin.

Gjatë përpjekjeve, mediat raportojnë se njëri nga zjarrëfikësit u lëndua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Raportohet se banesa ka vetëm dëme materiale dhe autoritetet lokale po punojnë për të zbuluar shkakun e zjarrit.