Digjen plehra në qendër të Manzës. Banorët në protestë

exit.al 7 Qershor 2020, 23:03

Në Manëz të Durrësit qytetarët po protestojnë kundër djegies së plehrave.

Banorët e zonës thanë për Exit.al se era është e padurueshme për shkak të mbetjeve që po digjen “në qendër të Manzës”.

Në pamjet e xhiruara ajri duket i mbushur me tym ndërsa qytetarët që protestojnë kanë bllokuar rrugën që çon tek Gjiri i Lalëzit.

https://youtu.be/smAwZhB9HvQ