Provimet e maturës: 8–11–15–18 qershor

exit.al 7 Qershor 2020, 20:18

Maturantët do të nisin provimet me atë të gjuhës së huaj që do të mbahet në 8 qershor.

Në datën 11 do të zhvillohet testimi i gjuhës shqipe dhe në 15 qershor ai i matematikës.

Nxënësit do të përmbyllin provimet në datën 18 me provimin e lëndës me zgjedhje.

Minstrja e Arsimit, Besa Shahini në një shënim në Facebook e quajti “sukses” përballimin e situatës pas tërmetit dhe koronavirusit dhe uroi maturantët për “fazën finale të maratonës”.