Diaspora dënon ndryshimet e Kodit Zgjedhor: Çimenton pushtetin abuziv të pushtetarëve

exit.al 6 Tetor 2020, 12:33

Grupimi Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka dënuar miratimin e njëashëm të Kodit Zgjedhor nga shumica socialiste në 5 tetor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale DSHL shprehu shqetësimin se ky miratim, pa konsensus e në kundërshtim me rekomandimet e ODHIR/OSBE është goditja e fundit që i bëhet demokracisë së brishtë shqiptare.

DSHL e quan modelin e ri të votimit të kandidatëve për deputetë ‘një iluzion listash të hapura’ dhe e cilëson atë bashkë me ndryshimet e tjera si ‘përpjekje për të rritur e cimentuar pushtetin abuziv të pushtetarëve të sotëm.’

Diaspora i bëri thirrje institucioneve shqiptare, aktorëve politike dhe shoqërise civile që të ngrihen në lartësinë e detyrës dhe të reagojne ndaj aktit të marrjes peng të procesit të zgjedhjeve dhe të së ardhmes së shqiptarëve.

Reagimi i tyre vjen një ditë pasi kuvendi miratoi pa konsensus ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ku ndër të tjera parashikohen heqja e formulës aktuale të koalicionit dhe listat praktikisht të mbyllura të kandidatëve për deputetë.

Për të lexuar më shumë për këtë, klikoni këtu.

Shpërndaje te miqtë