IKMT nis shembjen e ndërtesave për lotin III të Unazës së Madhe

exit.al 6 Tetor 2020, 12:11

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit ka nisur të martën shembjen e 17 objekteve në lotin e tretë të Unazas së Madhe.

Ndërtesat janë nga një deri në tre kate dhe kanë funksion banimi ose shërbimesh.

Loti i tretë i Unazës së Madhe synon të bëjë me dy korsi lidhjen e Rrugës së Kavajës me Unazën e Re.

Kostoja e tenderit për lotin e tretë është rreth 1,2 miliardë lekë, rreth 10 milionë euro.

Më herët IKMT ka prishur ndërtesat në lotin e parë dhe të dytë, ku tashmë kanë nisur punimet.

Deri tani, në të gjitha lotet e Unazës, janë prishur 150 objekte të madhësive të ndryshme.

Shpërndaje te miqtë