Dhoma e Tregtisë: Qeveria nuk u konsultua me ne për paketën fiskale

exit.al 4 Dhjetor 2015, 15:59

Disa shoqata biznesi dhe Dhoma e Tregtise akuzuan qeverinë se nuk ka dëgjuar kërkesat e tyre për hartimin e paketës fiskale të vitit 2016. Sipërmarrësit kërkuan nga qeveria që të marrë parasysh propozimet e tyre për taksat. Ata propozojnë :

  • Në sektorin e bujqësisë: TVSH 8 për qind, tatim-fitimi 0 për qind, dividenti 10 për qind, sigurimet e punëdhënësit 10 për qind, TAP-i 10 për qind, taksa e pronës 10 për qind.
  • Në sektorin e turizmit: TVSH 8 për qind, tatim-fitimi 10 për qind, dividenti 10 për qind, sigurimet 10 për qind, TAP-i 10 për qind
  • Lehtësime për indrustrinë fasone dhe për sipërmarrjet familjare.

Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, të gjitha këto nuk janë të pamundura dhe nuk kanë shumë kosto për buxhetin.

Shpërndaje te miqtë