Ambasadori gjerman pro hetimit te gjyqtarëve e prokurorëve

exit.al 4 Dhjetor 2015, 15:46

Sot, ambasadori gjerman Helmut Hoffman deklaroi se nevojitet hetim i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

I pranishëm në tryezën e diskutimit për reformën në drejtësi, Zoti Hoffman tha se "nëse hetimi i pasurisë se gjyqtarëve e prokurorëve do të bëhet realisht dhe jo si një farsë e pakuptimtë, Shqipëria do e ketë më të lehtë integrimin në Bashkimin Europian."

Ai i kërkoi parlamentarëve që ta votojne unanimisht reformën në drejtësi, si të vetmen mënyrë për të rikthyer besimin e qytetarëve tek drejtësia.