Mungesa e xhiros dhe rritja e kostove, problemet kryesore të bizneseve gjatë pandemisë

exit.al 17 Qershor 2020, 17:00

Agjencia e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka zhvilluar një anketim për të parë efektet në ekonomi të pandemisë së Covid-19, në muajt prill-maj. Disa prej problemeve me të cilat janë hasur bizneset ishin: mungesë të xhiros, mungesë likuiditeti dhe rritjeve të kostove.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj sqaroi se në anketim  u përfshinë 200 kompani, 82 shqiptare dhe 112 të huaja, të fushave të ndryshme:

  • 50 kompani në fushën e teknologjisë së informacionit;
  • 65 kompani në industrinë përpunuese;
  • 11 kompani në agropërpunim;
  • 10 kompani në sektorin e turizmit.

Exit News sjell përmbledhjen e disa prej të dhënave kryesore të anketimit.

Për rënien e xhiros:

  • 31 për qind e kompanive të anektuara kanë raportuar ulje me 20 për qind të të ardhurave;
  • 23 për qind e kompanive të përfshira në anketim raportuan rënie të të ardhurave me 5-20 për qind;
  • 16për qind e kompanive thanë se e kishin të pamundur të parashikonin situatën.

Problematikat kryesore me të cilat bizneset u ndeshën:

  • 95 kompani raportuan mungesë klientësh;
  • 41 kompani raportuan mungesë likuiditeti;
  • 38 kompani raportuan vështirësi me pagesat;
  • 33 kompani raportuan rritje të kostos.

Për largimin e punonjësve nga puna:

  •  46 për qind e biznesit raportuan se nuk kanë hequr asnjë punonjës, 21 për qind lejuan punën në shtëpi dhe 10 për qind aplikuan lejet vjetore.

 

Shpërndaje te miqtë