Deputetët e hetuar apo dënuar penalisht — Pa Koment

exit.al 20 Maj 2016, 18:33

Mhill Fufi, PD:

2000, Shqipëri — hetuar nga prokuroria për shfrytëzim prostitucioni; çështja është pushuar.

2000, Shqipëri — hetuar nga prokuroria për ngjarjet e 14 shtatorit 1998; çështja është pushuar.

2001, Shqipëri — hetuar nga prokuroria për shfrytëzim prostitucioni; çështja është pushuar.

Armando Prenga, PS:

2015, Shqipëri — aktualisht në gjykim për armëmbajtje pa leje.

Alban Zeneli, PD:

1992, Shqipëri — dënuar me 6 muaj burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

1996, Shqipëri — dënuar me gjobë 30 mijë lekë për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe prishje të qetesisë publike.

Shkëlqim Selami, LSI:

2007, Itali – gjykuar dhe shpallur i pafajshëm nga gjykata për një vepër penale.

Edi Paloka, PD:

2001, Shqipëri – dënuar për organizim të manifestimeve të paligjshme.

2015, Shqipëri – dënuar për shpifje.

Arben Ristani, PD:

1994, Shqipëri — dënuar me 5 muaj deri në një vit me kusht për dhënie vendimi të padrejtë në detyrën e gjykatësit.

Parid Cara, PD:

2005, Itali – dënuar me gjobë 800 euro për shkelje të kodit rrugor.

Tom Doshi, i pavarur:

1990, Shqipëri – dënuar me 1 vit burg për sjellje të padenjë në shoqëri.

Përparim Spahiu, LSI:

1999, Shqipëri – dënuar me detyrim paraqitje për goditje për shkak të detyrës.

Fatmir Mehdiu, PR:

1998, Itali – gjykuar dhe shpallur i pafajshëm nga gjykata për pengim të forcave të policisë.

Shpërndaje te miqtë