Fier - Aksidentohet një autubuz me nxënës

exit.al 20 Maj 2016, 13:47

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident automobilistik në rrugën Levan- Fier, sot rreth mesditës.

Një autobuz me më shumë se 30 nxënës u përplas me një furgon mallrash.

Viktima është drejtuesi i furgonit me inicialet Y.GJ., 60 vjeç

Të plagosurit u dërguan në spitalin e Fierit.

Sipas informacioneve të deritanishme të policisë, shkaku i aksidentit dyshohet të jetë lagështira e rrugës nga reshjet e shiut.

 

Shpërndaje te miqtë