Dënohet me burg Selim Cekaj për trafikun e 49 kg kokainë

exit.al 2 Prill 2021, 16:10

Gjykata e Durrësit ka dënuar Selim Cekaj, pronarin e kompanisë së transportit të bananeve ku u kapën 49 kilogramë kokainë të enjten.

Selim Cekaj, 72 vjeç është babai i Arbër Cekajt, i arrestuar për transportin e 613 kilogramë kokaine në 2018 nga Ekuadori.

Avokati i Cekajt u shpreh se një bandë kriminale po përdor kontenierët e kësaj kompanie. Më parë edhe Arbër Cekaj akuzoi një klan mafioz që po përdor familjen e tij.