Izraeli do të vaksinojë fëmijët 12-15 vjeç

exit.al 2 Prill 2021, 14:40

Izraeli është duke planifikuar që të vaksinojë fëmijët nga 12-15 vjeç.

Këtë planifikon ta bëj në muaji maj, ndërkohë që një pjesë e botës përballen me probleme me fushatën e vaksinimit.

Vendimi i Izraelit erdhi  pas rezultateve premtuese nga testimet paraprake që u zhvilluan në SHBA për këtë grupmoshë.

Aktualisht 16 vjeçarët në Izrael janë duke e marrë vaksinën.

Izraeli ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë me të dyja dozat.

Shefi i shëndetësisë për koronavirusin Nachman Ash deklaroi se vaksinat do t’iu ofrohet fëmijëve nga 12-15 vjeç menjëherë sapo të marrin miratimin e Administratës amerikane për Barnat dhe të ministrisë së Shëndetësisë.