Protestë në Tiranë kundër vrasjes së kafshëve të rrugës

exit.al 2 Prill 2021, 13:48

Disa qytetarë dhe aktivistë në Tiranë protestuan të premten përpara godinës së Bashkisë, kundër vrasjes së kafshëve të rrugës.

Reagimi i tyre erdhi pas publikimit të një videoje të enjten. Në video shfaqjen se si helmoheshin qentë e rrugës në zonën e Kasharit.

Video tregon se qentë janë helmuar me acid klorhidrik nga Policia Bashkiake.

Protestuesit ishe me pankarta që dënonin vrasjen e qenve dhe disa prej tyre kishin marrë dhe kafshët shtëpiake.

Për vrasjen e qenve të rrugës ata fajësojnë Bashkinë e Tiranës.

Kjo nuk është hera e parë që ngrihet kjo problematik nga aktivistët për mbrojtjen e kafshëve.

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka premtuar disa herë se qentë endacakë të Tiranës nuk do të vriten, por sipas aktivistëve ky premtim nuk është mbajtur.

[caption id="attachment_136395" align="alignnone" width="1890"]Foto Citizenc Channel n[/caption]

[caption id="attachment_136396" align="alignnone" width="1888"]Foto Citiznes Channel Fotot Citizens Channel[/caption]

[caption id="attachment_136397" align="alignnone" width="1888"]Foto Citizens Channel Foto Citizen Channel[/caption]