Danimarka vendos prodhimin e një pasaporte dixhitale për vaksinimin e Covid19

exit.al 3 Shkurt 2021, 15:07

Qeveria daneze njoftoi të mërkurën planet e saj për përdorimin e një dokumenti dixhital me të cilin njerëzit të jenë në gjendje të provojnë se janë të vaksinuar, shkruan The Guardian.

Kjo do të quhet “Corona-PASS” dhe do t’i mundësojë danezve lëvizjen jashtë vendit për arsye pune ose puhsimesh tha ministry danez i Financave.

Pjesa e parë e projektit do t’i japë mundësi qytetarëve të shohin statusin e tyre të vaksinimit. Ky dokument do të shoqërohet me një aplikacion, i cili mendohet të jetë gati në 3 muajt e ardhshëm.

Qeveria daneze po shqyrton mundësinë e përdorimit të kësaj pasaporte edhe për arsye argëtimi, përvecse udhëtimi. Ndërkohë Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e vendosjes së certifikatës së vaksinimit për të ndihmuar në lehtësimin e lëvizjes dhe ndalimin e shkatërrimit të turizmit në Evropë.

Të martën, Estonia vendosi të lejojë udhëtarët, të cilët kanë një dokument të vaksinimit, të hyjnë në vend.

Shpërndaje te miqtë